vazhdon gjykimi i njerezve tbdi se per djegien e njerezve ne spitalin e tetoves 68078d4263b44

Vazhdon gjykimi i “njerëzve t’BDI-së” për djegien e njerëzve në Spitalin e Tetovës

April 22, 2025
1 minut lexim

Me prezantimin e dëshmive të dhëna nga dëshmitarët nga gjykimi paraprak, sot në Gjykatën e Tetovës vazhdoi rigjykimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës ku u dogjën 14 persona. Fjalët përfundimtare për këtë rast pritet të thuhen më 12 maj, shkruan Portalb.mk.

Prokuroria prezantoi dëshmitë e dhëna nga dëshmitarët e tyre, të cilat u dhanë në gjykimin e parë. Për shkak të efikasitetit të procedurës gjyqësore, këto dëshmitarë nuk u ftuan të dëshmojnë në seancë.

Mbrojtja e Florin Besimit kishte planifikuar që të vijnë të dëshmojnë tre dëshmitarë, megjithatë të njëjtët nuk u paraqitën në seancë. Andaj kjo u tërhoq si pikë, ndërsa u ra dakord që për bazë të merren dëshmitë e dhëna në gjykimin e parë.

Mbrojtja e Besimit gjithashtu kërkoi që të dëgjohen ekspertët të cilët e kanë përgatitur ekspertizën pas zjarrit, por kjo nuk u pranua.

Gjykatësi më pas pyeti prokurorët dhe mbrojtjen nëse janë të gatshëm që të thonë fjalët përfundimtare sot.

Prokuroria u shpreh e gatshme, ndërkaq avokatët e të akuzuarve kërkuan që gjykata të ju jep kohë që të përgatiten për fjalët përfundimtare.

Seanca e radhës ku pritet të thuhen fjalët përfundimtare do të mbahet më 12 maj në ora 10:00.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

murtezani agjenda e reformave eshte udherrefyes qe nuk eshte krijuar per brukselin por mbi te gjitha per qytetaret qe i perfaqesojme besimi i te cileve eshte themeli i demokracise sone 68078d3d8c217
Story i mëparshëm

Murtezani: “Agjenda e reformave është udhërrëfyes që nuk është krijuar për Brukselin, por mbi të gjitha për qytetarët që i përfaqësojmë, besimi i të cilëve është themeli i demokracisë sonë”

eshte shpallur konkurs per hartimin e zgjidhjes konceptuale per logon e kuvendit 68078d437e4d1
Story i radhës

Është shpallur konkurs për hartimin e zgjidhjes konceptuale për logon e Kuvendit

Të fundit nga

BDI tani i del në mbrojtje Arben Taravarit

Nga BDI i kanë dalë në mbrojtje Arben Taravarit, pas deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, se ai nuk bashkëpunon me BDI-në dhe se do të ishte keq nëse e bën këtë Taravari.
ShkoLartë