Vazhdon forma e mirë e Meriton Korenicës në Rumani – ylli nga Kosova shënoi ndaj Dinamo Bukureshtit

April 28, 2025
1 minut lexim

Cluji ka luajtur baras me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Dinamo Bukureshtit në kuadër të ‘play-off-it’ në kampionatin rumun.

Golin e vetëm në këtë takim për mysafirët e realizoi Meriton Korenica, i cili realizoi në minutën e 64-të për t’i dhënë epërsinë prej 1-0 ekipit të tij.

Në anën tjetër tek Dinamo Bukureshti u aktivizua sulmuesi tjetër kosovar Astrit Selmani i cili kompletoi 90 minuta, por nuk ia doli të lë ndonjë gjurmë.

Për paraqitjen e tij në këtë takim dhe golin e realizuar, Korenica u vlerësua me notën 7.5 nga Sofascore dhe vetëm Andrei Marginean (7.6) i mysafirëve ka bërë më mirë se ai.

Ky ishte goli i tetë i Korenicës këtë sezon me Clujin në 35 ndeshje të luajtura deri më tani, teksa ka edhe gjashtë asistime.

Cluji do të rikthehet në aksion vikendin e ardhshëm ku do të jenë nikoqir të Universitatea Cluj me fillim nga ora 20:00.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Isa Mustafa: Zgjedhjet i shoh alternativë – rreziku u takon partive, ato duhet të maten

Story i radhës

Veturat do të na i shesin – robotët

Të fundit nga

Diazi bëhet prioritet i Al Nassr

Klubi nga Arabia Suadite, Al Nassr, ka vënë në objektiv si prioritet sulmuesin e Liverpoolit, Luis Diaz. Siç shkruan gazetari sportiv, Fabrizio Romano, Diazi mund t’i bashkohet Al Nassr këtë verë. Al
sqmken
ShkoLartë