Siç duket, e ardhmja e Cristiano Ronaldos te Manchester United është drejt fundit.
Siç raportohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Cristiano Ronaldo nuk është paraqitur as në ditën e dytë të stërvitjes me Manchester United.
Thuhet se ai i ka treguar klubit se ai është ende duke u marrë me çështje personale dhe familjare.
Ndërkaq, agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes është duke shikuar opsione që të gjejnë sa më shpejtë një klub të ri.
Në anën tjetër, pozita e United është e qartë, ku nuk dëshiron ta humbasë portugezin këtë verë.