Vazhdon drama/ Dafina Zeqiri dhe Era Istrefi i japin njëra-tjetrës goditjen finale

min lexim

Fansat nuk kanë ndërmend t’i japin fund dramës Dafina Zeqirir-Era Istrefi.

Pasi Dafina akuzoi publikisht Erën se i kopjoi vathët, tanimë fansat e Erës po e akuzojnë atë se i ka kopjuar veshjen. Dafina ka publikuar sot këngën e re me titull “Dhimbje, dhimbje” në klipin e të cilës shfaqet me një body të gjelbër. Veshja dy pjesëshe që duket si e punuar me grep përbëhet nga një crop-top me një krah të gjatë dheme pjesën e poshtme si rrjet. Dy pjesët lidhen bashkë përmes disa rripave.

Mirëpo, fansat e akuzojnë se ajo ka kopjuar veshjen e Erës e cila pak kohë më parë u shfaq me të njëjtën veshje. Sigurisht me disa ndryshime të vogla siç është pjesa e barkut që është më e mbuluar dhe dorezat.

Image

Dafina dhe Era

Po ashtu, ndjekësit e artisteve kanë vënë re se ato nuk ndiqen më në Instagram.

Dafina u shfaq me një palë vathë me perla në rrjetet sociale dhe më pas Era publikoi foton që paralajmëronte këngën me Mozzik që do publikojë së shpejti me Mozzik. Era shihet në foto me vathë të njëjtë si të Dafinës.

Image

Dafina

Image

Era dhe Mozzik

 

Kaq mjaftoi që kjo e fundit të shkonte në Twitter dhe të shkruante disa statuse. Fillimisht ajo e akuzoi se i ka kopjuar vathët por më pas e fshiu. Ajo publikoi një status tjetër ku shkruante: “U funny(je qesharake)”

Image

Postimi Twitter

Ndjekësit shpërthyen në komente duke mbajtur qëndrime të ndryshme. Pjesa më e madhe shkruajnë se Dafina është një artiste e madhe, por nuk duhet të nisë sherre për një palë vathë. “Pse Dafina na prish natën kështu? Mendo dy herë para se të postosh diçka. Je shumë artiste e madhe për kështu dramash palidhje!”- shkruan dikush.

Image

Postimi Twitter

Të tjerë janë treguar më të ashpër. “Kur shpërndan urrejtje, merr urrejtje. Merr shembull mga Elvana, Dhurata, Kida sa pozitive dhe aspak inatçore për sukseset e kolegëve. Ti dhe Tayna jeni shumë toksike! Shiko punën tënde, rritu!”- shkruan një komentues. Një tjetër: “Jemi në vitin 2022 dhe ti akoma bën drama me koleget gjoja të kanë kopjuar vathët. Seriozisht? Kur je nervoze më mirë rri larg telefonit mos posto asgjë.”

Image

Postimi Twitter

Sigurisht fan-base e dy këngëtareve kanë mbështetur idhujt e tyre përkatës, duke bërë edhe krahasime mes tyre.

Image

Postimi Twitter

 

-Si vijoi më tej?

Dafina postoi më pas të tjera foto me vathët “e famshëm” në Instagram dhe po ashtu ndryshoi “captionin” e postimit duke shkruar: “Çfarë është e rëndësishme me perlat është gruaja që i vesh ato”.

Image

Dafina

Nga ana tjetër Era shmangu gjithçka. Deri tani ajo nuk ka bërë asnjë postim lidhur me debatin e nxehtë që ka nisur në rrjetet sociale. Aksesorët dhe veshjet nuk janë ekskluzivë dhe sot tendencat njihen shpejt dhe nga të gjithë, ndaj është e vështirë të kuptosh se kush kë po kopjon dhe mbi të gjitha nëse po “kopjon” apo thjesht ndjek një trend. Ndoshta kanë shije të përbashkëta?

Teksa gjithë rrjeti po flet për to, Dafina Zeqiri dhe Era Istrefi janë përballur mbrëmjen e djeshme…në njëfarë mënyre. Kjo pasi dy këngëtaret kanë performuar në të njëjtin vend. Sigurisht ato nuk janë ngjitur bashkë në skenë, pasi kanë performuar në orare të ndryshme por nuk e dimë nëse prej tyre ka patur ndonjë ballafaqim apo takim në prapaskenë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Nëse preket Kosova, Serbia do të rrafshohet”, Sanduloviç-Vuçiçit: Palaço, tregoi qytetarëve se çfarë të tha NATO

Story i radhës

Vajza te hetimi doganor, i ati shef sektori, tezja në doganën e Durrësit/ S’ka fund skandali me nepotizmin në Doganat e Gazhelit

Të fundit nga