Vazhdon debati për propozim Buxhetin për vitin 2023, çfarë parasheh buxheti dhe pse po bllokohet nga opozita?

November 29, 2022
min lexim

Shkup, 29 nëntor – Në fund të nëntorit ka filluar debati në Kuvend për propozim buxhetin për vitin 2023, debati i cili do të zgjasë 10 ditë dhe zhvillohet nga Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financim. Të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 282 miliardë denarë dhe janë më të larta për 14,8 për qind në krahasim me vitin 2022, kurse shpenzimet në nivelin prej 324,8 miliardë denarë ose janë 12,6 për qind më të larta në krahasim me vitin 2022. Deficiti buxhetor është në nivelin 4.6 për qind të PBV-së së planifikuar. Për shpenzime kapitale, nga ana tjetër, janë planifikuar 48,9 miliardë denarë, ose rreth 52,3 për qind më shumë se plani për vitin 2022. Por, jo të gjitha partitë politike pajtohen me këtë propozim, deri në këto momente janë dorëzuar 263 amendamente, prej të cilave 200 janë vetëm nga VMRO, shkruan Zhurnal.

 

Projektbuxheti është përgatitur në përputhje me Ligjin e ri për Buxhet dhe me të duhet të mbahet rritja ekonomike, të kryhen rregullisht të gjitha obligimet e shtetit, të mbështeten reformat dhe proceset integruese evropiane të vendit.

Për VMRO-DPMNE-në propozim-buxheti i vitit 2023 është joreal, inflacionist dhe shpërdorues-

Grupi parlamentar i VMRO – DPMNE -së ka dorëzuar 200 propozim amendamente për buxhetin e propozuar për vitin e ardhshëm. Deputeti i kësaj partie, Bojan Stojanovski ka thënë se përmes këtyre amendamenteve, mes tjerash, kërkojnë ulje të akcizës së derivateve, me çka pritet të ndikojë edhe në uljen e çmimeve të produkteve, prolongim për një vit të tatimit progresiv dhe të gjitha ndryshimeve në tatimet për të ardhurat personale, si dhe fundjavë pa TVSH për produktet ushqimore.

“Amendamentet i përfshijnë edhe kërkesat e sindikatave, përkatësisht rritje të mjeteve për paga për administratën për 15 përqind. Le të pranohet ky amendament, ndërsa sindikatat dhe Qeveria le të dakordohen se si do të ndahen këto mjete. Kërkojmë edhe rritje të pagave në MPB për 10 përqind, por edhe vauçerë prej 3000 denarëve për të gjithë të punësuarit në sektorin publik për tre muajt e parë të vitit 2023” – tha Bojan Stojanoski, Deputet i VMRO – DPMNE-së.

Një pjesë e amendamenteve kanë të bëjnë edhe për investime në fushën e energjetikës, si dhe për përmirësimin e standardit të studentëve dhe nxënësve.

“100 milionë denarë për rekonstruim të konvikteve studentore, 100 milionë denarë për rehabilitim efikas energjetik të konvikteve studentore, 200 milionë denarë për ndihmë financiare për të gjithë nxënësit në arsim fillor dhe të mesëm të cilët vijnë nga familje me të ardhura deri sa paga mesatare, 200 milionë denarë për rritje të subvencioneve për racion studentor nga 120 në 160 denarë, 300 milionë denarë për avancimin e shkencës dhe punën hulumtuese shkencore” – tha Bojan Stojanoski, Deputet i VMRO – DPMNE-së.

Nga ana tjetër, ministri i Financave ka thënë se buxheti është përpiluar për të ndihmuar qytetarët dhe kompanitë, si dhe posaçërisht me fokus të veçantë në tejkalimin e krizës energjetike dhe asaj ekonomike.

“Prioritet për vitin e ardhshëm është tejkalimi i sfidave të vitit 2023. Prandaj, kemi ndarë mjete në vlerë prej 250 milionë eurove për përkrahjen e tejkalimit të krizës. Por, kemi gjithashtu nivel të lartë të mjeteve për shpenzime kapitale për ta përkrahur aktivitetin ekonomik pavarësisht ngadalësimit të ekonomisë globale”, ka thënë ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Çfarë parashihet në Buxhetin për vitin 2023?

Infrastrukturë: zgjerimi i autostradës Tetovë-Gostivar, ndërtimi i autostradës së re Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë, ndërtimi i pjesës Gostivar-Bukojçan dhe pjesës Prilep-Manastir. Gjithashtu, Ndërmarrja Publike e Rrugëve Shtetërore do të përgatisë studim fizibiliteti për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren. Do të vazhdojë edhe ndërtimi i pjesës lindore të Korridorit rrugor 8 nëpërmjet pjesës Rankovcë-Kriva Pallankë, pjesës Kriva Pallankë deri në kufirin me Bullgarinë, si dhe ndërtimi i pjesës perëndimore të Korridorit rrugor 8, ndërtimi i autostradës Kërçovë-Bukojçan dhe Kërçovë-Ohër. Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë do të financohet me hua nga BERZH-i.

Rikonstruimi i linjës hekurudhore të Korridorit 10, si dhe parashihen mjete për vazhdimin e realizimit të fazës së parë dhe të dytë të projektit për ndërtimin dhe rehabilitimin e pjesës lindore të linjës hekurudhore – Korridori 8 – pjesa Kumanovë – Beljakovcë-Kriva Pallankë.

Mjedis: nga aspekti i mjedisit jetësor ka një numër të madh të projekteve kapitale. Vazhdon edhe Projekti për përkrahjen e përmirësimit të shërbimeve komunale, me të cilin financohen projekte kapitale në komuna.

Shëndetësi: për sektorin shëndetësor janë planifikuar investime për ndërtimin dhe rikonstruimin e institucioneve shëndetësore publike, prokurimin me pajisje mjekësore.

Arsim: mbrojtjen e fëmijëve dhe sportin janë planifikuar investime kapitale, të cilat janë destinuar për ndërtimin dhe rikonstruimin e shkollave fillore dhe të mesme, kopshteve të fëmijëve, ndërtimin e shkollave dhe sallave sportive, rikonstruimin e konvikteve të nxënësve, prokurimin me pajisje dhe rikonstruimin e universiteteve dhe investime në infrastrukturën e sportit

Megjithatë, parashihen edhe investime të konsiderueshme kapitale, të cilat destinohen për zhvillimin rural, ndërtimin e hidrosistemeve dhe investimet për përmirësimin e konkurrencës dhe modernizimin e ekonomive bujqësore. /Zhurnal.mk

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Formacionet zyrtare: Uells – Angli

Story i radhës

“Në rininë tonë kemi ngritur gishtat për Berishën, por…”, deputeti demokrat rrëfen marrëdhëniet me ish-kryeministrin

Të fundit nga

Mexhiti: Në Vizbeg nuk do të ndërtohet baza e asfaltit

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot vizitoi Zonën industriale të Vizbegut, ku takoi biznesmenët nga kjo zonë e Shkupit. Zëvendëskryeministri Mexhiti i cili realizoi

Kryeparlamentari Gashi pritet nga Kurti

12 Shkup, 25 nëntor –Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin. Gjatë ditës, Gashi u mirëprit nga homologu i tij
ShkoLartë