Komisioni i Kuvendit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot vazhdon me debatin për kandidatët e propozuar për gjykatës kushtetues. Të premten filloi debati për propozimin që Todor Vitlarov, i punësuar në prokurorinë e Shtipit, të bëhet gjykatës kushtetues.
Paraprakisht, anëtarët e Komisionit votuan që kandidatja Tatjana Vasiq Bozaxhieva, e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislaturë civile, të propozohet te Kuvendit për gjykatëse të Gjykatës Kushtetuese.
Pas përfundimit të debatit për Todor Vitlarov,deputetët pritet ta shqyrtojnë biografinë e prokurorit publik republikan, Lubomir Jovevski.
Deputetët deri tani, përveç për Vasiq Bozaxhieva, dhanë përkrahje edhe për kandidaturën e gjykatësit civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skender. Ata, si dhe Jovevski, janë propozuar nga partitë në pushtet.
Nga gjashtë të propozuarit nga OBRM-PDUKM-ja, deri tani u refuzua kandidatura e profesoreshës universitare, Rodna Zhivkovska. Propozime të opozitës janë edhe profesori universitar, Savo Klimovski, gjykatësi në pension Branko Sekullovski, gjykatësja në Gjykatën administrative, Vesna Jovanovska, prokurori Todor Vitlarov dhe Vojisllav Dimovski, prokuror publik nga Prokuroria themelore publike në Ohër.
Gjykata kushtetuese më shumë se një vit punon në përbërje jo të plotë. Nga nëntë anëtarët e paraparë, katër gjykatësve u kanë skaduar mandatet.