Shkup, 12 dhjetor – Në Komisionin kuvendor për financim dhe buxhet sot duhet të vazhdojë debati për amendamentet për Propozim-buxhetin për vitin 2023.
Të premten janë shqyrtuan pjesa më e madhe e amendamenteve të parashtruara nga opozita, të cilat kishin të bënin kryesisht me ndërtimin e rrugëve rajonale dhe lokale dhe sistemin e ujësjellësit.
Ministria e Financave pranoi disa amendamente, por në formë të modifikuar, ndërsa një pjesë e propozuesve i tërhoqën amendamentet e tyre.
Për Propozim-buxhetin janë dorëzuar gjithsej 263 amendamente, prej të cilave rreth 200 nga VMRO-DPMNE-ja opozitare.
Pas debatit për amendamentet në Komisionin për financim dhe buxhet, Propozim-buxheti me amendamentet e pranuara duhet të gjindet në seancë plenare në Kuvend për miratim.
Në Propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm rritja është projektuar në 2.9 për qind, ndërsa inflacioni në 7.1 për qind. Të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 282 miliardë denarë dhe janë më të larta për 14,8 për qind në krahasim me vitin 2022, ndërsa shpenzimet në nivel prej 324,8 miliardë denarë ose janë për 12,6 për qind më të larta në krahasim me vitin 2022. Deficiti buxhetor është në nivel prej 4.6 për qind nga BPV-ja e planifikuar. Për shpenzime kapitale, megjithatë, janë planifikuar 48,9 miliardë denarë, ose rreth 52,3 për qind më shumë në krahasim me planin për vitin 2022.
Burimi: zhurnal.mk