Gjatë gjithë ditës trupat ruse janë përpjekur të pushtojnë një fushë ajrore në Hostomel, në periferi veriore të kryeqytetit ukrainas, transmeton ‘Bota sot’.
Ky aeroport është i një rëndësie strategjike: nëse kapet, mund të bëhet një trampolinë për ushtrinë ruse në Kiev.
Gazetarët e CNN filmuan një grup parashutistësh rusë që zbarkonin atje, ndërsa uebfaqja investigative Bellingcat tha se kishte informacione se 18 avionë luftarakë me përforcime po shkonin drejt tij nga Rusia.
Më vonë në mbrëmje u bë e qartë se një betejë e rëndë për Hostomel ishte ndezur dhe forcat ukrainase po përdornin sulme ajrore dhe artileri.