vazhdojne zjarret ne malet e kamenices reagon komuna banoret jane jashte rrezikut 67d6882d9f04e

Vazhdojnë zjarret në malet e Kamenicës, reagon Komuna: Banorët janë jashtë rrezikut

March 16, 2025
1 minut lexim

Zjarri ka përfshirë disa zona të maleve në Kamenicë.

Në lidhje me këtë kanë reaguar edhe nga Komuna e Kamincës ku bëhet ditur se flakët po ndodhin në territorin e Artanës, saktësisht në lokacionin Gugulloc-Bushincë.

“Po punohet vazhdimisht në shuarjen e zjarreve nga ekipet e zjarrëfikësve, edhe pse terreni është i papërshtatshëm, disa vatra nuk mund të arrihen, si dhe ka nevojë për shtim kapacitetesh dhe ndihmë me ekipe të tjera”, shkruhet në njoftimin e Komunës së Kamenicës.

Ndërkohë bëhet e ditur se banorët që jetojnë në ato zona, janë jashtë rrezikut.

“Gjithashtu ky njoftim, le të jetë edhe thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë, duke shmangur mundësinë e ekspozimit ndaj shkaktarëve të mundshëm të zjarreve”, thuhet mes tjerash në njoftim. 

Postimi i plotë:

Njoftim për qytetarët e Komunës së Kamenicës

Njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Kamenicës se zjarret aktive aktualisht, janë duke ndodhur në territorin e Komunës së Artanës, më saktësisht në lokacionin Gugulloc-Bushincë.

Po punohet vazhdimisht në shuarjen e zjarreve nga ekipet e zjarrëfikësve, edhe pse terreni është i papërshtatshëm, disa vatra nuk mund të arrihen, si dhe ka nevojë për shtim kapacitetesh dhe ndihmë me ekipe të tjera.

Është e rëndësishme të dihet se banorët që jetojnë në ato zona, janë jashtë rrezikut, si dhe po punohet edhe në këtë orë për shuarjen e të gjitha vatrave të zjarrit.

Gjithashtu ky njoftim, le të jetë edhe thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë, duke shmangur mundësinë e ekspozimit ndaj shkaktarëve të mundshëm të zjarreve.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

prezantohet numri i protestuesve ne serbi 67d687712eebd
Story i mëparshëm

​Prezantohet numri i protestuesve në Serbi

kur personi qe thote se ju do nuk ju respekton kjo dashuri eshte e padobishme 67d689537085e
Story i radhës

Kur personi që thotë se ju do, nuk ju respekton, kjo dashuri është e padobishme

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë