Vazhdojnë punimet, rrugët në fshatrat e Drenasit po asfaltohen

September 17, 2024
1 minut lexim

Në kuadër të zhvillimit të projekteve të planifikuara nga komuna e Drenasit, përkatësisht nga Drejtoria e Infrastrukturës Lokale, janë asfaltuar qindra metra në lagjet e disa prej vendbanimeve që kanë qenë të planifikuara me buxhetin e komunës për vitin 2024.

Asfaltimi është bërë në lagjet e fshatrave Shtrubullovë, Gllobar, Polluzhë dhe Komoran.

Nga komuna e Drenasit, Bekim Dobra, nga zyra për marrëdhënie me publikun tha se të gjitha projektet që kanë qenë të parapara për këtë vit tanimë janë përfunduar.

“Projektet që kanë qenë të planifikuara për këtë vit, thuajse të gjitha deri më tani kanë shkuar sipas planifikimit. Rrugët në lagjet e fshatrave, Shtrubullocë, Gllobar, Polluzhë dhe Komoran, kanë përfunduar sipas planifikimit dhe kontratave të kontraktuara me opratorët ekonomik dhe secili projekt ka përfunduar në mbikëqyrje të Drejtorisë”, tha ai.

Tutje ai tregoi në cilat fshatra është duke vazhduar asfaltimi i rrugëve.

“Drejtoria e Insfrastrukturës Lokale, është duke punuar në të gjitha vendbanimet sipas planit të prokurimit dhe projektet janë për një periudhë dy vjeçare, përkatësisht për vitin 2024 dhe 2025. Konkretisht, projektet janë duke vazhduar në Korroticë të Ulët dhe të Epërme, Zabel të Epërm, Nekoc, Kizhnarekë, Arllat, Llapushnik, Shtrubullovë, Krajkovë, Damanek, Baicë, Tërdec dhe Abri. Në të gjitha këto vendbanime, janë duke u asfaltuar rrugët në lagjet e tyre. Gjithashtu kanë filluar punimet edhe të rruga në fshatin Vërboc të përmendorja e heroit Ilaz Kodra. Këto janë vetëm disa nga projektet që janë realizuar e vazhdojnë të realizohen në Komunën e Drenasit”, tha ai. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Barometri i Ballkanit: Shqiptarët më të kënaqurit me situatën ekonomike në vend në krahasim me rajonin

Story i radhës

​Çmimet e naftës rriten mes ndërprerjeve të furnizimit në SHBA

Të fundit nga

Istogu e fitoi ndeshjen e fundit të vjeshtës

Istogu ka fituar ndaj Besës në Pejë, të premten mbrëma. Ndeshja e mbetur e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave përfundoi me rezultat 43:16 në
ShkoLartë