Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se edhe sot janë duke vazhduar punimet në rrugën “Bajram Bahtiri” pasi atje është dëmtuar gypi i ujit.
Këtë për median e tha Arjeta Mjeku, zëdhënëse për media në KRUP.
Ajo ka dhënë detaje se edhe kur do të lëshohet uji për pije në rrugën” Bajram Bahtiri” nga kryqëzimi me rrugën e “Tomorit” si dhe fshatrat Llukar dhe Makovc.
“Në ora 11:00 do të lëshohet uji për pije”, ka thënë Mjeku.
Mbrëmë është prishur gypi në fjalë, por punimet janë ndërprerë për shkak të rrezikshmërisë tejet të lartë si pasojë e shembjes së dheut.