Protestat e Lidhejs së Sindikatave kanë hyrë në ditën e tretë. Protestuesit u zhvendosën para Ministrisë së Financave, pasi paraprakisht ditë më parë protestuan para Kuvendit dhe Qeverisë. Ata simbolikisht vendosën vetëm një karrige para Ministrisë për minsitrin e Financave Fatmir Besimi. Kërkesa kryesore e tyre është rritje e pagës në mënyrë lineare për 2.806 denarë. Nëse kërkesa e tyre nuk plotësohet, sindikalistët do të presin afatin ligjorë deri në shtator, nëse deri atëher nuk veprohet, kryetari i LSM-së Darko Dimovski kërcënohet se do të padisin të gjithë përgjegjësit.
“Për të gjithë drejtorat, ministrant, drejtuesit e institucioneve, të cilët nuk do ta rrisin pagën, do dërgojmë padi penale për fshehjen e mos rritjes së pagave në përputhje me ligjin për pagën minimale për 18,4%.”, tha kryetari i LSM-së, Darko Dimovski.
“Punëtoret janë shumë solidarë dhe e dinë cfar kërkojnë, nuk kërkojnë shumë, as kërkojnë diçka luksoze, kërkojë mundësi për të tejkaluar dimërin dhe mundësi për t’i mbijetuar inflacionit.”, tha Trpe Dejanovski nga sindikata e gjyqësorit.
Në protestën e sindikalistëve u bashkangjitën edhe përfaqësues të opozitës. Mesazhi i tyre u drejtohej deputetëve nga Qeveria, në Komisionin Parlamentar, që të marrin guximin dhe të pranojnë amendamentin për rritjen e pagave.
“Nëse mendojnë për rezultate politike, i ftoj disa prej tyre që të paraqesin dhe ne të gjithë do ta votojmë, si gjashtë të dërguar pasi vijmë nga opozita e rregullt.”, tha Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.
“E mira e gjithë kësaj është dimensioni njerëzor, sepse në situata të tilla krize ato 2.806 denarë kanë vlerë të madhe për çdo të punësuar, që edhe ashtu janë të rraskapitur financiarisht.”, tha Lupço Dimovski nga Partia Socialiste.
LSM hyri në grevë të përgjithshme pasi kërkesa për rritjen e pagave në sektorin publik nuk mori dritë jeshile nga komisioni kuvendorë për financa dhe buxhet dhe nga Qeveria.