Vazhdojnë përplasjet mes Arsovskës dhe kreut të Kisella Vodës, Gjorgjievski: Kryetares së Shkupit nuk i ka hije të ofendojë

July 14, 2023
1 minut lexim

-ads3-

Shigjeta të mprehta në përplasjet e ndërsjella mes kryetares së Shkupit, Danella Arsovska dhe kryetarit të Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski. Në tekstin e Arsovskës të publikuar në faqen e Facebook-ut, ka edhe ofendime. Por i pari i Kisella Vodës i cili ishte i ftuar në edicionin verorë të ClickPlus në TV21, tha se sjellja e tillë e një kryetari është e pahijshme. E tillë për fat të keq është kryetarja e cila nuk di të pranojë kritika, shtoi ai.

“Vazhdojnë akuzat e pahijshme, epitetet, ofendime që për mua është e pakuptueshme që një politikan në shekullin 21 t’i shfrytëzojë, posaçërisht kryetari i Qytetit të Shkupit. Për fat të keq kryetarja për të gjithë ka kritika, por jo edhe vetëkritika. Është shumë mirë në politikë të dini të pranonin dhe kritika për vete dhe nga të merrni leksion dhe të mundoheni të përmirësoheni”, tha Orce Gjorgjievski, kryetar i komunës së Kisella Vodës.

Përgjigjja e tillë e Gjorgjievskit vijon pasi që Arsovska dje e quajti analfabet funksional në kontekst të ngjarjeve me NP Drisllan, pasi që kryetarët e komunave, mes tyre edhe Gjorgjievski, hodhën mbeturina para ndërmarrjes publike.

“Analfabetizmi funksional dhe i plotë është problem kryesor i shoqërisë maqedonase në tre dekadat e fundit. Kryetari i komunës së Kisella Vodës, i cili përveç që është analfabet funksional, nuk ka as kulturë themelore për sjellje. Prona e parcelës së NP Drislla është në pronësi dhe është themeluar nga Këshilli i Qytetit të Shkupit, është në kompetencë të drejtpërdrejtë të Qytetit të Shkupit”, pohoi Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit.

Praktikisht lufta mes Arsovskës ndodhi me kryetarët e të gjithë komunave të Qytetit të Shkupit, pasi që të punësuarit në Higjienën Komunale Shkup protestuan dhe nuk i mblodhën mbeturinat, me çka qyteti i ngulfat me mbeturina.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rashica: Në Turqi luaj vetëm për Galatasarayn

Story i radhës

Erdogan thotë se është pajtuar me Putinin për zgjatjen e marrëveshjes për drithërat

Të fundit nga

FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ukraina ka marrë 1.1 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë para që do të drejtohen për shpenzimet kryesore buxhetore, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmykhal. Ky është disbursimi i

​Nesta rrezikon shkarkimin

Burime të shumta në Itali pohojnë se Monza po shqyrton të ardhmen e Alessandro Nesta-s pas humbjes 2-1 ndaj Juventusit, që la këtë skuadër në fund të tabelës së Serie A. Ish-mbrojtësi
ShkoLartë