Vazhdojnë largimet në Lëvizjen Besa

January 28, 2022
min lexim

Të nderuar miq e të dashur anëtarë të Lëvizjes Besa!

U bënë plot 7 vjet nga themelimi i këtij subjekti politik që doli si rezultat i pakënaqësisë së shqiptarëve ndaj politikave të partisë së pushtetit – BDI.

Falë guximit të 57 anëtarëve të këshillit themelues ky subjekt do jetë i pari që pas një kohe të gjatë do ngjitet në skenën politike për tu bë zë i shqiptarëve kundër padrejtësive që ju kishin ndodhur deri në atë kohë. Mes tjerash gjatë leximit të deklaratës politike u tha se Lëvizja Besa do jetë lëvizje politike shqiptare që identifikohet nëpërmjet 3A-ve, autentike sepse buron nga nevojat vendore, autoktone sepse lind vetëm nga kapacitetet tona dhe autonome sepse është krejtësisht e pavarur dhe se Besa mbështetet në besimin në Zot dhe në vlerat tradicionale e familjare shqiptare!

Jam munduar që ti qëndroj besnik këtij zotimi përgjatë gjithë kësaj periudhe të vështirë rrugëtimi e cila ishte me plot sfida e pengesa nga më të ndryshmet e që me forca të unifikuara kemi arritur ti tejkalojm. Ato nuk jan ndalur as sot që po e shkruaj këtë tekst porse u ndalën dhe u dorëzuan shokt e idealit. E humbën vullnetin, e humbën forcën, e humbën qëllimin dhe e humbën besimin se mund të vazhdojm të jemi autonom nësë mbahemi të lidhur fort dhe te unifikuar rreth idealit.

LB nga një subjekt ku debati i brendshëm ishte vlerë u shndërua në një subjekt që nëse mendon ndryshe bëhesh i padurueshëm dhe i papërshtatshëm për disa brenda partisë. U sollëm në situata ku thirrjet e mbledhjeve duheshte të shtyhen për shkak frigës së ballafaqimit me mendimtarët ndryshe dhe u sollëm në situata ku anëtarët e kuvendit fshihen nga lista sepse mund të mos jenë të vijës së njëjtë. Kam qenë ithtarë i debateve të ashpëra brenda strukturave dhe jo i fjalëve të “ëmbla” jashta forumeve. Duhet të them se nuk ishim kështu sa ishim në opozitë dhe asnjëher nuk e kam besuar se në mesin tonë mund të kemi njerëz që pozita mund ti ndryshojë. Kam besuar fuqishëm në gjithë bashkëpunëtorët më të afërt që i kam patur dhe madje edhe në anëtarët e rëndomt sepse neve dallonim shumë nga të tjerët. I ngritëm strukturat me shumë kujdes dhe me njerëz të zgjedhur ku secili ishte më i mirë se tjetri. Por dicka ndryshoj dhe me siguri ky ndryshim nuk është te strukturat posht.

E dijnë të gjithë se cdoher jam përpjekur që çdo sfidë dhe problem që është paraqitur brenda strukturave ta zgjidhim në mënyrën më të mirë e që disa herë kam patur përkrahje edhe nga të tjerë, por u lodhën shpejt. U dorëzuan pa argumente për dorëzim! Dhe kjo filloi mos tju ngjajë njerzve me cilët e nisa këtë rrugëtim. I kishim vlera të theksuara sinqeritin, besnikërin, transparencën, mos paragjykim, luftën kundër korupsionit e hajnis me një fjalë vëllazërinë, por u zbehën gati të gjitha. Humbi sinqeriteti, humbi besimi i ndërsjellë, humbi transparenca e filluan edhe paragjykimet!

Thjesht e humbëm identitetin me të cilin na njifnin njerëzit.

Filluam të jemi të papërgjegjëm edhe karshi atyre aktivist e përkrahës që na sollën në pozitat ku ishim duke ua kthyer shpinen shpejt e leht, duke mos patur guximin as tju kërkojm mirëkuptim për vendimin e lëshimit të qeverisjes me çka lamë rrugëve mbi 300 të punësuar e me cka lamë në pritje shumë degë të tjera gjithandej për ndonjë punësim.

Ju mund ta mbani po për mua është barë e rëndë që më shqetson tej mase e më le pa gjumë.

Prandaj, duke mos patur mundësin për të ndikuar edhe më tej në vazhdimin e mbajtjes së rrugës të cilën bashkë e kishim trasuar, me keqardhje dhe shumë dhimbje më duhet të zbres nga anija e quajtur Besa. Sepse kot që un mundohem të zbrazë ujin nga kati lart kur dikush nga posht bën vrima në anijen që në fund do na fundosë edhe neve lart edhe juve posht.

Do kisha dasht të them se Besën e keni amanet, po e di që këtë amanet e kanë vetëm besatart e vërtet. Ajo as nuk shitet e as nuk blihet, por ajo as nuk duhet te lihet ne duar të xhaferistave!

Në fund falenderoj të gjithë shokët që i kisha nga fillimi e deri në fund (e dijn ata se kush janë❤️), te gjithe aktivistët e forumit rinor e forumit të gruas dhe gjithe të tjerët antarë e përkrahës që më besuan, më përkrahën e më ndihmuan. Njëkohësisht kërkoj falje nga të gjithë nëse kam qenë ndonjëher i vrazhd e i padrejt karshi jush porse asgjë nuk kam bë me qëllim për të ngritur veten por për të ngritur Levizjen Besa.

Mbeteni gjithmon ne zemren time si njerzit më të mirë që kam takuar diku.

P.s. E ndjeja për obligim për ta bërë publike largimin tim për shkak të njerëzve të cilët un i kam ftuar të na bashkangjiten në LB dhe dua që ta kuptojn se nuk i lash në baltë por nuk më lanë zgjidhje tjetër!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kërkon 15 milionë euro në sezon

Story i radhës

Fadil e Muhamed Lamallari, personat që përcjellin traditën tek brezat e ri

Të fundit nga

ShkoLartë