Vazhdojnë kontrollet e policisë në komunikacion

March 1, 2023
1 minut lexim

 Dje (28-shkurt) nga ora 10:00 deri në 16:00 në zonën e SPB Tetovë është kryer kontroll aksion, në të cilin theks i veçantë është vënë në dy llojeve të kundërvajtjeve në komunikacion edhe atë përdorimi, gjegjësisht mospërdorimi i rripit të sigurimit dhe përdorimi i telefonit celular gjatë vozitjes. Duke vepruar kështu, janë konstatuar dhe sanksionuar 33 shoferë (TE-27 dhe GV-6) që bisedonin në telefon mobil dhe 39 shoferë (TE-33 dhe GV-6) dhe 14 bashkëdrejtues (TE) që nuk përdornin rripin e sigurimit, si dhe 4 shoferë (TE-2 dhe GV-2) të cilët drejtonin mjetet pa patentë shofer.
 Krahas këtyre janë sanksionuar edhe 7 automjete me defekte teknike (TE-1 dhe GV-6), pesë prej tyre (GV) me defekte në pajisjet e drejtimit, 1 (TE) me defekte në frenat dhe 1 (GV) me defekte në pajisjet tjera. Veturat me defekte teknike janë përjashtuar menjëherë nga qarkullimi, ndërsa të gjithë drejtuesve kundërvajtë u janë përgatitur parashtresat sipas Ligjit për automjete dhe Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor.Ts

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Serwer këshillon Kosovën ta shfrytëzojë momentumin e krijuar nga mosnënshkrimi i Vuçiqit

Story i radhës

Presidentja greke: Ndodhemi përpara një tragjedie të paimagjinueshme

Të fundit nga

ShkoLartë