MPB njoftoi se po merren masa për gjetjen e një personi tjetër, i cili sipas të afërmve drejtonte automjetin “Audi”, që dje ra në ujërat e lumit Vardarit pasi doli nga rruga për në fshatin Rashçe.
“Në orën 18:00 nga SPQ “Shën. Naum i Ohrit” na njoftuan se tek ata nga ana e kalimtarëve të rastit është sjellë një fëmijë katër vjeçar, i cili më pas është transferuar në Qendrën Klinike. Në orën 21:05, zyrtarët policorë të Njësisë Speciale Tigri kanë nxjerrë automjetin “Audi” nga ujërat e lumit Vardar, në të cilin janë gjetur tre persona të vdekur”, njofton MPB.
Siç informoi mbrëmë Qendra për Menaxhimin e Krizave, trupat e tre grave janë nxjerrë nga automjeti i cili është nxjerrë nga Vardari. Ndërkaq, një fëmijë 4 vjeç është shpëtuar, i cili po mbahet në Klinikën Kirurgjikale për Fëmijë pranë Qendrës Klinike në Shkup.
Burimi: TV KLAN