Vazhdojnë sot ndeshjet e futbollit në ligat më të mëdha evropiane.
Chelsea do të jetë mysafirë i Evertonit në kuadër të ndeshjes së xhiros 34 në Premier Ligë.
Të dy skuadrat kanë nevojë për fitore, Chelsea për të përforcuar edhe më shumë vendin e tretë, ndërsa Everton për të ikur nga zona e rrezikshme e tabelës.
Ndeshja fillon në orën 15:00. Ndeshja tjetër po në këtë orë është ajo në mes Tottenham Hotspur – Leicester City.
Ekipi i Antonio Contes do kërkojë fitoren, pasi janë në ‘luftë’ për një vend në garat evropiane.
Në anën tjetër Leicester Cityt gjenden në një zonë komode në tabelën e Premier Ligës.
Ndeshja tjetër në kuadër të ligës angleze është ajo në mes West Ham United dhe Arsenal.
Ekipi i Mikel Artetas do kërkojë ta mbajë formën e mirë që po kalon aktualisht, kështu pikët e plota janë synimi i vetëm, pasi kërkojnë kualifikimin tutje në Ligën e Kampionëve.
West Ham United gjithashtu janë në një formë të mirë këtë sezon dhe mund t`i shkaktojnë probleme ‘Topçinjëve’.
Ndeshja në mes këtyre dy skuadrave fillon në orën 17:30.
Në Seria A gjithashtu do të zhvillohen katër ndeshje interesante. Juventusi do të pres Venezia në orën 12:30.
Milani do të jetë nikoqir i Fiorentinës në orën 15:00. Fitorja është i vetmi opsion i ‘Rossonerëve’, nëse duan të shkojnë sigurt drejt titullit në Seria A.
Interi do të jetë mysafir i Udineses, me fillim nga ora 18:00. Pas humbjes nga Boglona në ndeshjen e kaluar, ‘Nerazzurrët’ nuk kanë vend për hap tjetër fals.
Ndeshja tjetër me fillim nga ora 20:45 është ajo në mes Romës dhe Bolognas.
Në La Liga zhvillohet ndeshja në mes Barcelona – Mallorca.
Të dy ekipet kanë nevojë për pikët e plota, Barca për tu ngjitur në vendin e dytë në tabelë, ndërsa Mallorca për t`i ikur pozitave të fundit në tabelë.
Ndeshja në mes Barcelonës dhe ekipit të Vedat Muriqit luhet në orën 21:00.