Vazhdojnë aktivitetet investuese të MASH-it , në Kumanovë po rikonstruktohet SHF “11 Tetori”

August 17, 2022
1 minut lexim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon me realizimin e aktiviteteve të planifikuara investuese për vitin 2022 për kushte më të mira për arsimin, me mbulim të barabartë të të gjitha komunave në vend dhe zbatim sipas prioritetit të nevojave..

Njëra nga shkollat që së shpejti do të ketë kushte më të mira për realizimin e procesit edukativo-arsimor, është shkolla fillore “11 Tetori” në komunën e Kumanovës.
Objekti i kësaj shkolle deri në fund të vitit do të ketë fasadë të re energjetike, për të cilën MASH investon gati 16 milionë denarë.

Në këtë shkollë ministia ka investuar 14 milion denarë për ndërrimin e dritareve, sanitarisë dhe dyshemeve, ndërsa në plan për periudhën e ardhëshme është rekonstruksioni dhe pajisja e sallës sportive si pjesë e shkollës.

Infrastruktura e mirë e arsimit ndikon drejtpërdrejt në motivimin e punës të mësimdhënësve dhe në stimulimin e nxënësve për aritjen e rezultateve më të mira arsimore. MASH në periudhën në vijim do t’i përkushtohet forcimit të këtij faktori të rëndësishëm për krijimin e gjeneratave cilsorë të nxënësve.

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

KB Vushtrria po organizohet, Osmani: Jemi përforcuar

Story i radhës

Një tufë lule për ty Albin!

Të fundit nga

ShkoLartë