vau i dejes qelloi me arme gjahu drejt bashkeshortes arrestohet 68 vjecari gruaja transportohet ne spital 67e11ee586ad7

Vau i Dejës, qëlloi me armë gjahu drejt bashkëshortes, arrestohet 68-vjeçari, gruaja transportohet në spital

March 24, 2025
1 minut lexim

Qëlloi me armë gjahu çifte drejt bashkëshortes, me qëllim vrasjen e saj, kapet dhe vihet në pranga 68-vjeçari.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte.

Shërbimet e  Komisariatit të Policisë  Vau i Dejës  pas njoftimit të marrë se një shtetase nga Vau i Dejës  po transportohej për ndihmë mjekësore drejt spitalit të Shkodrës pasi dyshohej se ishte dhunuar nga bashkëshorti, menjëherë kanë organizuar punën për sqarimin rrethanave, kapjen dhe arrestimin  autorit.

Në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër  u bë kapja  e shtetasit Xh. H., 68 vjeç, banues në fshatin Mjedë dhe arrestimi në flagrancë  i tij për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë.

Nga veprimet e para hetimore  dyshohet se 68-vjeçari, për motive të dobëta (xhelozie)  ka qëlluar 2 herë me armë gjahu çifte në drejtim të bashkëshortes për ta vrarë   dhe më pas e  ka goditur me grushte në fytyrë dhe e ka dëmtuar me mjet prerës (xham)  në pjesën e qafës dhe shpatullës.  61-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut çifte, dy gëzhoja dhe 17 fishekë armë gjahu. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

pa rryme neser nje pjese perdoruesve te zelenikoves dhe cucer sandeves 67e1198a24766
Story i mëparshëm

Pa rrymë nesër një pjesë përdoruesve të Zelenikovës dhe Çuçer Sandevës

sot i jepet lamtumira e fundit 19 vjecarit qe u vra mbreme ne vushtrri 67e1288143a72
Story i radhës

Sot i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit që u vra mbrëmë në Vushtrri

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë