Vatra zjarri ka aktualisht edhe në Shqipëri. Gjatë mesditës një tjetër vatër zjarri është identifikuar në Belsh.
Një kodër me pemë dhe ullinj është përfshirë nga flakët në fshatin Qafë-Shkallë.
Flakët kanë qenë të mëdha dhe janë favorizuar edhe nga erërat forta, por zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të vënë në kontroll situatën.
Zjarre janë shfaqur edhe në disa fshatra të Delvinës dhe Konispolit, por ato ndodhen jashtë zonave të banuara.