vatra zjarri aktive ne diber dhe tirane nuk ka rrezik per banesat vijon puna per shuarjen perfundimtare te flakeve 6a81dc6f4cacf

Vatra zjarri aktive në Dibër dhe Tiranë/ Nuk ka rrezik për banesat, vijon puna për shuarjen përfundimtare të flakëve

August 16, 2026
1 minut lexim

Vatrat e zjarrit në Lurë të Dibrës dhe në Malin e Dajtit, vijojnë aktive edhe sot. Në terren janë angazhuar dhjetra efektivë të FA me qëllim shuarjen e flakëve dhe mbrojtjen e komuniteteve.

Në Lurë të Dibrës, 50 efektivë të Forcave të Armatosura po vijojnë operacionin, të mbështetur nga dy avionë dhe një automjet zjarrfikës i FA. Sipas të dhënave të fundit, situata po monitorohet në terren dhe aktualisht banesat nuk rrezikohen nga zjarri.

Ndërkohë, në Malin e Dajtit, 50 efektivë të Forcave të Armatosura, së bashku me dy helikopterë të Forcës Ajrore, po punojnë për shuarjen e vatrave aktive.

Vatra në aksin Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër është nën kontroll dhe vijon të monitorohet nga strukturat në terren. Edhe në këtë zonë, zonat e banuara nuk paraqiten aktualisht të rrezikuara.

Forcat e angazhuara vijojnë operacionet për neutralizimin e plotë të vatrave dhe parandalimin e përhapjes së flakëve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

me pranga ne duar vezir haziraj del para gjykates 6a81dbf2a5020
Lajmi i mëparshëm

Me pranga në duar, Vezir Haziraj del para Gjykatës

zjarr masiv ne belgjike flaket afrohen drejt kufirit me gjermanine 6a81dcd3e442e
Lajmi i radhës

Zjarr masiv në Belgjikë, flakët afrohen drejt kufirit me Gjermaninë

Të fundit nga

ShkoLartë