Vatikani konfirmon misionin e paqes Rusi-Ukrainë

Vatikani ka konfirmuar një mision të paqes Rusi-Ukrainë, por është përmbajtur për detajet e tij, duke theksuar se është në një nivel konfidencial, transmeton Anadolu.

Siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve ANSA, në margjinat e një ngjarje në Universitetin Papnor Lateranense në Romë, sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, tha se ka zhvillime, por ato natyrisht janë konfidenciale.

“Unë me të vërtetë besoj se (misioni) do të ecë përpara”, tha Parolin.

Në fund të muajit prill, Papa Françesku njoftoi se Vatikani është i përfshirë në një mision të paqes në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, por nuk dha detaje të mëtejshme.

“Ka një mision që po zhvillohet tani, por ende nuk është publik. Kur të jetë publik, do ta zbuloj”, u tha Papa gazetarëve gjatë kthimit nga Hungaria.

Më vonë, Kievi dhe Moska mohuan ndonjë njohuri për iniciativën.

Megjithatë, Parolin këmbënguli se “ato nuk ishin mohime”.

“Ata kanë thënë se nuk dinin asgjë për këtë, por më pas kishte kontakte ku u sqarua nga të dyja palët se ka pasur një keqkuptim”, shtoi Parolin.





Story i mëparshëm

Gjykata e Pakistanit dërgon ish-kryeministrin Khan në paraburgim policor, rritet numri i të vdekurve mes protestave

Story i radhës

Vitia: Lista Esenciale e Barnave është zgjeruar, buxheti për sivjet rreth 60 milionë euro

Të fundit nga