Një zjarr ka rënë në zonën kodrinore të Kallmit, mbi të cilat është vendosur dhe pika survejim-vrojtimit, të Marinës Detare.
Zjarri ka djegur bimësi të ulët dhe shkurre, ndërsa pranë vatrës nuk ka objekte që mund të rrezikojnë.
Në vendin e ngjarjes ndodhen zjarrfikëset dhe Forcat e Policisë që po punojnë për shuarjen e flakëve.
Era dhe terreni thepisur, kanë vështirësuar vënien nën kontroll të flakëve. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit pasi është një zonë e papabanuar.