Vatër e re në Zallbastar të Tiranës, zbulohen bagëti të tjera të prekura me murtajë

June 14, 2025
1 minut lexim

Tashmë është konstatuar edhe një vatër tjetër e bagëtive me murtajë në vendin tonë.

Tashmë hartës së zonave të prekura iu bashkua edhe Zallbastari i Tiranës.

Agjencia Kombëtare e Veterenatisë dhe Mbrojtjes së bimëve, njoftoi mbrëmjen e kaluar se deri më tani janë identifikuar zyrtarisht 7 ferma pozitive në 5 vatra shpërthimi.

Gjithsej 882 krerë janë të prekur, të cilët po asgjësohen sipas protokolleve për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

AKVMB bën thirrje për bashkëpunim nga fermerët, të cilët duhet të mos i lëvizin kafshët, të mos kryejnë shit-blerje në ferma të tjera, si dhe të respektojnë masat e biosigurisë në fermë.

Agjencia thekson se ky është një hap jetik për mbrojtjen e tufave dhe për ndalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes ngjitëse dhe shkatërruese për blegtorinë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Filloi regjistrimi elektronik i nxënësve nëpër shkollat e mesme publike

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë