Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka denoncuar skemën e vjedhjes me Inceneratorët edhe në drejtorinë e Ujësjellësit në Bashkinë e Tiranës.
Vasili shprehet se inceneratorët i kanë shtrirë këmbët e tyre edhe në ndërmarrjet e bashkisë pasi thekson se lidhjet e këtij institucioni me inceneratorët janë me shumë fije të cilat po zbulohen një nga një.
Ai shkruan se prej 2 muajsh i ka kërkuar informacion drejtorisë së Ujëllëssit informacion për disa çështje por nuk ka marrë asnjë përgjigje.
“Bllokimi i i formacionit behet me qellimin e vetem, qe e verteta te mos dale ne shesh.
U bej thirrje ti therrasin mendjes dhe te zbatojne ligjin dhe te informojne sepse te verteten nuk e mbulojne dot ne asnje menyre.
Ka mjaft punonjes te pergjegjshem te shtetit dhe te Bashkise se Tiranes, qe po informojne vazhdimisht sepse nuk e durojne dot vjedhjen e hapur, qe po behet dhe mirenjohja per pergjegjshmerine e tyre eshte pa kufi”, shkruan Vasili.
Deklarata e plotë e Vasilit
Kembet e oktapodit te vjedhjes me inceneratoret edhe ne Drejtorine e Ujesjellesit te Bashkise se Tiranes!
Inceneratoret i kane shtrire kembet e tyre perveç mbetjeve te Tiranes edhe ne Ndermarjet e Bashkise se Tiranes.
Eshte e qarte, qe lidhja Bashki-Incenerator eshte me shume fije, te cilat po zbulohen nje nga nje dhe qe lidhen me vjedhje milionash te tjera.
Prej me shume se dy muajsh qe ne 1 qershor 2022,si Deputet i Kuvendit te Shqiperise, i kam kerkuar zyrtarisht Drejtorise se Ujesjelles Kanalizimeve Tirane si Ndermarje e Bashkise se Tiranes, informacion per keto ceshtje:
Numri i procedurave tenderuese per blerje matesash nga viti 2016 deri me sot?
Kompanite, qe kane fituar?
Sa nga keto procedura jane fituar nga kompania ITS me aksionier kryesor Klodian Zoto?
A i plotesojne standartet sipas kushteve te percaktuara ne proceduren e tenderimit?
A keni hasur problematika te cilat kane rezultuar ne kosto per biznesin apo abonentet
familjare?
A i keni marre ne dorezim matesat?
Nga frika e te vertetes asnje informacion nuk eshte derguar nga UK Tirane si Ndermarje e Bashkise se Tiranes duke shkelur haptas ligjin per Statusin e Deputetit dhe te se Drejtes per Informim.
Bllokimi i i formacionit behet me qellimin e vetem, qe e verteta te mos dale ne shesh.
U bej thirrje ti therrasin mendjes dhe te zbatojne ligjin dhe te informojne sepse te verteten nuk e mbulojne dot ne asnje menyre.
Ka mjaft punonjes te pergjegjshem te shtetit dhe te Bashkise se Tiranes, qe po informojne vazhdimisht sepse nuk e durojne dot vjedhjen e hapur, qe po behet dhe mirenjohja per pergjegjshmerine e tyre eshte pa kufi.
Ne keto te verteta pa asnje diskutim do ti bejme publike per te informuar te gjithe shqiptaret, por do t’ja veme ne dispozicion edhe SPAK-ut..
Bashkia e Tiranes si nje kampione e vjedhjeve,e korrupsionit e lidhjes me kompani mafioze, e pastrimit parave, e rrembimit te prones publike, përpëlitet mē kot qe te bllokoje te verteten.
Shume shpejt fakte dhe dokumente te tjera te renda dhe kompromentuese,vetem pak durim, çdo gje ne kohen e duhur….!