Vasili: Rama i çmendur që nuk njeh ligj, i bën presion Gjykatës Kushtetuese për VKM-në e tij të kateve pa leje

October 19, 2022
1 minut lexim

Petrit Vasili thotë se kryeministri Rama i bën ‘presion Gjykatës Kushtetuese për Pazar-VKM- në e tij të kateve pa leje’.

Në rrjetin e tij social Facebook shkruan  “ky i çmendur, që nuk njeh as shtet ligjor as Kushtetutë, por vetëm shtet të kapur dhe ligjin e mafias duhet shporrur nje ore e me pare”.

Postimi i plotë:

“Rama presion mafioz Gjykatës Kushtetuese për Pazar-VKM- në e tij të kateve pa leje!

Ndërtimet pa leje i lejoi vetëm Rama me dijeni të plotë.

Fajtori i vetëm për ndërtimet pa leje është vetëm Edi Rama dhe gjithë zabërhanët e tij, që kanë pushtuar zyrat e shtetit.

Autori i Pazar-VKM-së me katet shtesë pa leje është vetem Edi Rama.

Rama dërdëllitesi i neveritshëm dhe i bezdisur i Reformës në Drejtësi i bën sot dhunshëm, hapur dhe mafiozisht presion Gjykatës Kushtetuese.

Ky i çmendur, që nuk njeh as shtet ligjor as Kushtetutë, por vetëm shtet të kapur dhe ligjin e mafias duhet shporrur nje ore e me pare.”

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ja lojtarët që bëjnë më shumë pasime e janë më efikas në sulm

Story i radhës

Si e ndryshon vetmia trupin dhe mendjen tonë

Të fundit nga

Ndeshjet e Kupës së Shqipërisë

Ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen më 14 dhe 15 janar 2025. Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar datat dhe oraret e takimeve. Më 14 janar
ShkoLartë