Vasili në Kuvend: Shqipëria narkoshtet! Policia e mposhtuar totalisht nga krimi

1 minut lexim

Deputeti i PL-së, Petrit Vasili ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës se e ka kthyer Shqipërinë në një narkoshtet.

Gjatë fjalës së tij nga parlamenti, Vasili theksoi se ‘Shqipëria është porta kryesore e hyrjes së drogës në Europë dhe bazë e krimit të organizuar në nivel ndërkombëtar, si dhe policia është mposhtur totalisht nga krimi’.

“Sot ne Kuvend i perplasa ne fytyre qeverise se Shqiperia narkoshtet eshte prova absolute se policia eshte e inkriminuar dhe eshte vendosur ne krahun e paligjshmerise. Shqiperia porta kryesore e hyrjes se droges ne Europe, dhe baze e krimit te organizuar ne nivel nderkombetar jane prova absolute se policia eshte mposhtur totalisht nga krimi.

Policia dhe drejtuesit e saj te kriminalizuar sic provojne pergjimet e sky dhe encro chat eshte prove absolute se kjo eshte polici kunder qytetareve. Policia qe behet njesh me narkotrafikantet dhe ulet ne gjunje perpara tyre, qe rreh protestuesit, qe dhunon qytetaret dhe u prish shtepite nuk meriton as besimin as mbeshtetjen e qytetareve. Policia qe nuk kap kurre kriminelet, por arreston protestuesit qytetare te ndershem se jane ngritur kunder vjedhjes dhe korrupsionit te qeverise eshte nje polici qe nuk meriton te quhet polici e shtetit dhe e ligjit.”

Story i mëparshëm

ASh: Urime Bekim Qokut sjelljen e policisë serbe në Ohër! Presim prononcim nga Albin Kurti

Story i radhës

Polonia miraton projektligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve në kufi me Bjellorusinë

Të fundit nga