Sonte me fillim nga ora 18:45 stadiumi “Loro-Boriçi” do të jetë nikoqir i përballjes mes Vllaznisë e Paris Saint-Germain, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve në konkurrencën e femrave.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, vashat e Vllaznisë u përballen pikërisht me ato të PSG-së, ku edhe pësuan humbje të thellë me shifrat 5:0.
Pas tre ndeshjeve të zhvilluara në Grupin A, PSG zë vendin e dytë në kuotën e katër pikëve, aq sa ka edhe Real Madridi në vendin e tretë.
Në anën tjetër, Vllaznia renditet në vendin e fundit në grup, ku nuk ka mundur të arkëtojë as edhe një pikë të vetme, duke regjistruar tre humbje kundër vashave të Chelseat, PSG-së dhe Real Madridit.
Tanimë formacionet zyrtare të dy skuadrave janë publikuar, dhe ato i gjeni më poshtë.
Vllaznia (femrat) (4-4-2): Williams-Mosier; Gjini, Maliqi, Gjergji, Popovic; Cavanaugh, Franja, Berisha, Ramadani; Doci, Shala
Paris Saint-Germain (femrat) (4-3-3): Picaud; Mengwen, Cascarino, De Almeida, Karchaoul; Fazer, Bachmann, Yang; Diani, Martens, Groenen