​Varrimi i Peles bëhet të hënën, Brazili shpall tre ditë zie

min lexim

Varrimi i Pelé , i cili vdiq dje në moshën 82-vjeçare, do të bëhet të hënën më 2 janar në Santos të Brazilit. Ceremonia është planifikuar të fillojë në orën 10:00 Arkivoli do të transportohet nga spitali izraelit ‘Albert Einstein’ dhe do të varroset në Nekropolin Ekumenik Memorial, pas një ceremonie private të rezervuar për familjen.

Santos, klubi për të cilin Pele luajti në Brazil, tha se publiku do të jetë në gjendje t’i bëjë nderimet e fundit në stadiumin Vila Belmiro. Arkivoli i tre herë kampionit të botës do të vendoset në rrethin qendror të fushës, pasi të transportohet nëpër rrugët e Santos dhe të kalojë shtëpinë e nënës së tij 100-vjeçare, Celeste.

Sipas mediave braziliane, gruaja në fakt nuk mund të ngrihet nga shtrati dhe nuk është e kthjellët. Në ceremoninë e varrimit do të marrin pjesë vetëm familjarët.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka dekretuar ndërkohë tre ditë zie në një dekret të botuar në Gazetën Zyrtare. “Është dekretuar zie zyrtare në të gjithë vendin, shenjë respekti pas vdekjes së Edson Arantes do Nascimento”, ka thënë ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tayna më provokuese se kurrë

Story i radhës

Kovaçevski: Qytetarët duhet të jenë të qetë si në aspektin e sigurisë ashtu edhe në atë ekonomik

Të fundit nga