varr masiv ne gaza gjenden trupat e 8 mjekeve e disa punonjesve humanitare 67ea866114a1a

Varr masiv në Gaza, gjenden trupat e 8 mjekëve e disa punonjësve humanitarë

March 31, 2025
1 minut lexim

Trupat e disa punonjësish të ndihmës janë gjendur në Gazën jugore në atë që Kombet e Bashkuara e përshkruan si një “varr masiv”, të mbuluar me rërë.

Punonjësit qene zhdukur javën e kaluar në mesin e një sulmi izraelit në enklavë. Tetë nga 14 trupat e zbuluar në Rafah u identifikuan si anëtarë të Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze (PRCS), pesë si pjesëtarë të mbrojtjes civile dhe një si punonjës i OKB-së. Një trup i pajetë i 15-të u gjend më vonë. PRCS thotë se përveç 8 mjekëve të vrarë, një i 9-të rezulton ende i zhdukur. Pesë ambulanca dhe një makinë zjarrfikëse të dërguara në zonën al-Hashashin më 23 mars se bashku me një automjet të Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar personat e plagosur, u goditën teksa forcat izraelite avanconin drejt Rafah-së.

Një zyrtar i OKB-së foli për një masakër të vërtetë, duke thënë se skena në vendngjarje ishte ajo e një “shkatërrimi total”. Ushtria izraelite pretendon se forcat e saj hapën zjarr ndaj disa automjeteve të cilat po “përparonin në mënyrë të dyshimtë” pa fenerë apo sinjale emergjence, dhe insiston se në mesin e viktimave janë një operativ i Hamasit dhe “tetë terroristë të tjerë”. Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq tha në një deklaratë se tetë trupat e mjekëve të PRCS u morën “pas shtatë ditësh heshtjeje dhe pas një mohimi të qasjes në zonën e Rafahut ku ata ishin parë për herë të fundit”.

“Kjo masakër e ekipit tonë është një tragjedi jo vetëm për ne të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, por edhe për punën humanitare dhe njerëzimin,” tha PCRS, e cila e cilësoi shënjestrimin e mjekëve si “një krim lufte” të dënueshëm sipas ligjit ndërkombëtar.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

elon musk shperndan ceqe 1 mln dollare prokurori kerkoi qe te ndalohej nderhyrja ne zgjedhjet gjyqesore 67ea83ae9c124
Story i mëparshëm

Elon Musk shpërndan çeqe 1 mln dollarë! Prokurori kërkoi që të ndalohej ndërhyrja në zgjedhjet gjyqësore

rama falenderon ekipin e mirembajtjes te parkut te germise 67ea86d811b9e
Story i radhës

Rama falënderon ekipin e mirëmbajtjes të parkut të Gërmisë

Të fundit nga

​Rusia nuk është në listë e Trump

Edhe pse president i SHBA-së Donald Trump ka shpallur tarifa reciproke për një sërë vendesh, duke përfshirë Kinën, Indinë, Japoninë, Britaninë e Madhe, Australinë, Bashkimin Evropian, Rusia nuk figuron në asnjë pjesë
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë