Varhej: Nisma “Ballkani i Hapur”, mundësi për të ndryshuar realitetet në terren

June 8, 2022
1 minut lexim

Ftesën për të qenë në samitin e katërt të “Open Ballkan”, komisionari për zgjerimin Oliver Varhej tha se e ka marrë si ftesë që Bashkimi Evropian të jetë pjesë e nismës, shkruan TV21. -Nisma jo vetëm që është e mirë, por edhe mundësi për të ndryshuar realitetet në terren dhe për t’u bërë ballë sfidave të rajonit, tha Varhej, duke shtuar se kjo nismë, nëse bëhet siç duhet, do ta përshpejtojë integrimin ekonomik të rajonit dhe duhet ta përshpejtojë integrimin e vërtetë të Ballkanit në BE.

“E them këtë sepse kur flasim për aderimin në BE, martesa a simbole të tjera, e më së shumti flasim për procese, korniza negociuese, non-pejpëra, por për të qenë i sinqertë me ju, ndoshta s’duhet ta them si komisionar, por kjo nuk është interesante. S’është aspak interesante as për qytetarët tanë në Evropë e as për qytetarët në Ballkanin Perëndimor, sepse mendoj që pyeta e tyre kryesore është se ku do të nisim të jetojmë siç jetojnë në Evropë?! Kur do të kemi shanset dhe mundësitë e njëjta, ekonomike, sociale si njerëzit në BE dhe kur do të shohim që të hiqen të gjitha barrierat mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor?! Ky është integrimi i vërtetë dhe integrimi i vërtetë fillon me ekonominë dhe shoqeërinë”, tha Varhej .

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Hetime për transplantim të dyshimtë veshkash në Kroaci, i përfshirë një donator kosovar

Story i radhës

Reshjet pushtojnë Tiranën, ulen temperaturat. Ja çfarë pritet nesër

Të fundit nga

Видеолотарија Касинос Австрија спонзор на кошаркарски клуб Струмица

Видеолотарија Касинос Австрија со нова спортска поддршка, како дел од нашата визија за модерна и општествено одговорна компанија. Со задоволство споделуваме дека сме спонзор на кошаркарскиот клуб Струмица. Видеолотарија Касинос Австрија во
ShkoLartë