Varfëri, pabarazi dhe korrupsion, gati 14 për qind e shqiptarëve jetojnë në varfëri

September 16, 2024
min lexim

Rreth 350 mijë qytetarë, kryesisht në zonat rurale të Shqipërisë jetojnë me më pak se 600 lekë në ditë. Shifrat e përditësuara i bëri publik Emanuel Salinas, Drejtuesi i zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij në konferencën rajonale “Balkanomics” të mbajtur në Tiranë, Salinas that se 13.7 për qind e popullsisë është në varfëri.

“Ndërkohë ka shumë të tjerë që gjenden në situatë vulnerabël, që gjenden në kufirin për t’u bërë të varfër. Nga ana tjetër nuk po ka mjaftueshëm kujdes për kapitalin njerëzor. Po ka shumë vëmendje ndaj emigrimit sesa ndaj kapitalit njerëzor. Emigrimi është një proces, dhe nuk duhet menduar për ta ndaluar. Kapitali njerëzor duhet trajtuar më me kujdes. Duhet të punojmë për edukimin dhe aftësimin e të rinjve”, tha Salinas.

Veç varfërisë dhe pabarazisë, një tjetër problem “madhor dhe urgjent” që Shqipëria duhet të zgjidhë është korrupsioni. Për drejtoreshën për Çështjet e Evropës Jugore-Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, Colleen Hyland, lufta ndaj korrupsioni është kusht për “rritjen ekonomike dhe integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.”

“Korrupsioni është një çështje e madhe jo vetëm në Shqipëri apo Ballkan. Ky problem duhet tejkaluar me ndihmën e SPAK. Nëse vendi mund korrupsioni do të integrohej në Bashkimin Evropian dhe do të thithte investime. Duhet të mbani ne kontroll korrupsioni dhe ndryshmet ligjore që bëni duhet të jenë përputhje me BE. Në si SHBA do ju mbështesim”, tha ajo.

Nga konferenca e tretë Rajonale “Balkanomics” me fokus “Rritjen Ekonomike përmes Investimeve Inteligjente, zyrtarja e DASH kërkoi kujdes edhe procedurat tenderuese që iu jepen kompanive të huaja pasi ekziston rreziku i përdorimit të ekonomisë “si mjet presioni politik”. “Jemi partner të Shqipërisë, në nxisim vendin të marrë në konsideratë investimet që duhet të përthithur. Duhet të menaxhohen më mirë edhe tenderat. Duhet të merrni ofertuesit më të mirë, jo vetëm në bazë të çmimit. Pra lidhet me sigurinë kombëtare, të ketë mekanizma edhe për shtete që ju bëjnë ofertën”, tha Hyland.

Në konferencën rajonale “Balkanomics” u diskutua edhe mbi sfidat e tregut të punës nën ndikimin e zhvillimeve teknologjike si dhe rreziqeve në rritje që i kanosen Shqipërisë nga ndryshimet klimaterike.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

U përuruan investimet në SHFMU “Metush Krasniqi” në Roganë të Kamenicës

Story i radhës

Putini urdhëron rritjen e numrit të ushtarëve në 1.5 milion

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë