“Vareja dhe brava e kanë me portin”, Rama nga Durrësi sërish “thumba” për Bashën dhe Berishën

Ironia e Ramës kundrejt Lulzim Bashës dhe Sali Berishës nuk ka të ndalur. Gjatë takimit me të rinjtë e Durrësit në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit kryeministri ka thumbuar sërish kandidatët e Bashës dhe Berishës për bashkinë e Durrësit.

Ai thotë se kandidatët e Bashës dhe Berishës duan t’i bllokojnë punimet për portin e ri në Durrës.

Lexo edhe:“Dje Luli babës vet, sot Lul Brava” Rama ironizon keq kandidatët e Bashës dhe Berishës: Kush është dryni e kush brava

Kandidatja e PS për bashkinë e Durrësit është Emirjana Sako, Luan Hoti kandidat i Lulzim Bashës dhe Ardian Muka kandidat i Berishës.

“Njëri thotë do i vëmë bravën portit, tjetri varenë”, tha Rama.

“Dhe vareja edhe brava e kanë me portin, njëri thotë do t’i vëmë bravën, tjetri varenë. Ndërkohë neve duam ta ndërtojmë. Njëri thotë vëri bravën investimit që të shohë çfarë kalon nga vrima para se të hapi derën tjetri me varen. Që puna të vazhdojë na duhen vota. Ata tjerët nuk i njoh fare, nuk është faji im që njërin e ka sjellë brava, tjetrin vareja”, u shpreh Rama.

Lexo edhe: Edi Rama nesër në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve: Mezi pres të shkoj, mos e humbni

Në fjalimin e tij ai foli për planin e PS-së për të ndërtuar portin e ri të Durrësit, i cili sipas tij do të sjellë shumë turistë në vend,  e kjo me radhë çon në hapjen e vendeve të punës.

“Imagjinoni Durrësin të mbushur me vajza dhe djem që vijnë nga të gjitha anët e botës, me një nivel turizmi që sjell shumë më tepër para dhe shumë më tepër vizitorë.  Do hapen shumë vende punë për të gjitha nivelet.  Unë kam dëshirë të bëj së bashku me Anin dhe të tjetër çdo gjë që është e mundur që Durrësi të marrë një hov të ri. Po finalizojmë një marrëveshje që është historike për Shqipërinë, Durrësin, ndërtimi i porit të ri turistik, mos më i madhi në Mesdhe. Në një pikë që është port prej shumë shekujsh, në një vend ku pak metra më tutje është amfiteatri më i madh që romakët kanë ndërtuar jashtë Romës. Po punojmë për tregun e ri tregtar të Durrësit”, tha Rama./abcnews.al/

Story i mëparshëm

BDI: Përkrahje për Ukrainën, dënojmë thirrjet për përkrahje të agresionit rus nga elemente margjinale në vend

Story i radhës

Arbana Osmani zbulon datën kur do të nisë Big Brother VIP 2

Të fundit nga