Varane në dyshim për ndeshjen finale

December 18, 2022
1 minut lexim

Edhe Raphael Varane është në dyshim për t’u paraqitur në finalen e madhe të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Franca në finalen e këtij turneu do të përballet me Argjentinën.

Varane dihet se ka vuajtur nga një virus që “goditi” kampin francez ditëve të fundit, por mendohej se ishte shëruar , 

Megjithatë, “L’Equipe” raporton se Dayot Upamecano stërviti përpara tij këtë të shtunë. Didier Deschamps e vendosi atë në qendër të mbrojtjes bashkë me Ibrahima Konaten.

Kjo mund të kuptohet edhe se qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit mund të lihet në stol nesër.

Mediumi francez kishte raportuar gjithashtu se edhe Giroud është në dyshim për përballjen kundër Argjentinës, pasi ka marrë një lëndim.

Kujtojmë se inalja e madhe do të zhvillohet nga ora 16:00, në stadiumin “Lusail Iconic”. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dy fjalë në veten e parë!

Story i radhës

“Meghan humbi fëmijën për…”/ Prince Harry akuzon shtypin britanik

Të fundit nga

ShkoLartë