E kuptueshme që edhe Rafael Varane të ishte i mërzitur për mënyrën se si rrodhën ngjarjet në finalen e djeshme.
Duke folur për “TF1” pas disfatës kundër Argjentinës, mbrojtësi i Mançester Junajtid deklaroi: “Sigurisht që jemi shumë të zhgënjyer, dhamë gjithçka. Na u desh të përballeshim me shumë pengesa gjatë garës, por panë të gjithë që nuk u dorëzuam. Nuk kemi qenë në ndeshje për më shumë se një orë.
Nga mënyra se si rrodhën ngjarjet mendoj se mund të kishim fituar edhe ne. Jam shumë krenar për këtë grup dhe që jam francez. Duhet ta mbajmë kokën lart”.
Shumë gabime franceze, sidomos në 45 minutat e para. Trajneri Deshamp u mundua të gjente arsye e po ashtu Varan që shtoi: “U luajt shumë shpejt, por fizikisht ishim më mirë se Argjentina. Ne shtymë dhe besuam deri në fund. Për pak e përmbysëm një ndeshje që filloi keq. Rruga ishte e vështirë, por patëm forcë mendore dhe shumë zemër. Kjo na lejoi të ktheheshim në lojë. Jemi të zhgënjyer, por edhe krenarë.”.