vanesa ndahet nga i dashuri i kam vene kapak me personin jashte ndjej per indrin 69e31979da552

Vanesa ndahet nga i dashuri: I kam vënë kapak me personin jashtë, ndjej për Indrin

April 18, 2026
1 minut lexim

Këngëtarja Vanesa Sono i ka dhënë fund lidhjes që ka pasur nga jashtë. Këtë deklaratë ajo e bëri drejtpërdrejt nga Ferma Vip, duke thënë se ka ndjenja për Indrin.

Duke shpresur pendesë dhe ndjenjë faji, Vanesa ka thënë se një lidhje në Ferma Vip nuk ishte në planet e saj, por çdo gjë sipas saj ka rrjedhur natyrshëm.

“Ndihem në faj, por do e ndjeja veten më shumë në faj nëse do ndjeja atë që ndjej për Indrin dhe të mbaja pezull atë jashtë. Nuk e di si do vazhdojë jashtë, por gjësë që kam lënë jashtë i vendos kapak dhe ka marrë fund.

Edhe nëse me Indrin nuk vazhdoj, me atë jashtë e kam mbyllur për këtë që ndjej. E kam përjetuar.

Nuk e kisha në planet e mia. Personi është i huaj. Kam bërë një letër për personin dhe familjen time. Familjarët e mi më njohin mua. Agai më ka thënë nëse e dua një bisedë telefonike dhe i kam thënë jo. Gjëja ime jashtë ka marrë një fund”, tha Vanesa.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kushte te qendrueshme atmosferike parashikimi i motit per kete te shtune 69e317df386e6
Lajmi i mëparshëm

Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për këtë të shtunë

Të fundit nga

ShkoLartë