bdi renie prej 61 e investimeve te huaja ne maqedonia e veriut pasoje e qeverisjes se paafte 69e33d0f0e934

BDI: Rënie prej 61% e investimeve të huaja në Maqedonia e Veriut, pasojë e qeverisjes së paaftë

April 18, 2026
1 minut lexim
bdi

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar përmes një kumtese lidhur me situatën ekonomike në vend, duke theksuar një rënie alarmante të Investimeve të huaja direkte gjatë vitit 2025.

Sipas të dhënave të publikuara në analizat rajonale, BDI njofton se investimet e huaja në Maqedonia e Veriut kanë shënuar rënie prej 61% krahasuar me vitin 2024, duke arritur në vetëm 468 milionë euro. Kjo, sipas tyre, përbën një nga rezultatet më të dobëta në rajon dhe një sinjal shqetësues për ekonominë e vendit.

BDI vlerëson se investitorët e huaj kërkojnë siguri juridike, institucione funksionale, stabilitet politik dhe një perspektivë të qartë euroatlantike. Në mungesë të këtyre elementeve, ata paralajmërojnë se kapitali po largohet drejt vendeve të tjera më të favorshme.

“Ndërkohë që vendet e rajonit po garojnë për investime të reja, Maqedonia e Veriut po humb terren me ritëm alarmant”, thuhet në reagim.

BDI thekson se kjo rënie nënkupton më pak vende pune, ulje të prodhimit dhe më pak mundësi për qytetarët, veçanërisht për të rinjtë. Ata akuzojnë qeverinë aktuale për dështim në përmbushjen e premtimeve për zhvillim ekonomik dhe tërheqje të investimeve.

Sipas tyre, izolimi politik, tensionet e brendshme dhe stagnimi në procesin eurointegrues kanë ndikuar drejtpërdrejt në përkeqësimin e klimës ekonomike.

Në përfundim, BDI kërkon përgjegjësi politike për situatën e krijuar dhe vlerëson se dorëheqja e qeverisë është e domosdoshme për rikthimin e besimit dhe stabilitetit ekonomik në vend.

investicii al

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vanesa ndahet nga i dashuri i kam vene kapak me personin jashte ndjej per indrin 69e31979da552
Lajmi i mëparshëm

Vanesa ndahet nga i dashuri: I kam vënë kapak me personin jashtë, ndjej për Indrin

trump kerkon uraniumin e iranit reagon teherani e papranueshme 69e34e3f79016
Lajmi i radhës

Trump kërkon uraniumin e Iranit, reagon Teherani: E papranueshme

Të fundit nga

ShkoLartë