Van Gaal shpjegon ftesën për Depay-n

November 11, 2022
1 minut lexim

Louis van Gaal, trajner i Holandës, ka shpjeguar vendimin e tij për të thirrur Memphis Depay në Kupën e Botës “Katar 2022”, edhe pse nuk ka luajtur prej javësh te Barcelona për shkak të lëndimit që pësoi nga mesi i shtatorit.

“Memphis është mirë nga ana mjekësore. Ai mund të jetë në stol kundër Senegalit… Gjithmonë kam thënë se lë një mundësi të hapur për Memphisin, ashtu si për Frenkie de Jong. Jo gjithmonë zgjidhen lojtarët më të mirë, por ata që i shërbejnë më mirë ekipit. Duhet të jemi të bashkuar për pesë javë”.

Në këtë kuptim, ai ka mbështetur edhe zgjedhjen e ish-lojtarit të Barçës, Xavi Simons, i cili tani po shkëlqen në radhët e PSV Eindhovenit:

“Ai ka luajtur dhe ka spikatur në një sërë ndeshjesh në kampionatin holandez”.

Vetë Simons ka reaguar pa shpalljes së listës nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar se si ndihem. Një ëndërr e bërë realitet”.

Ndërkohë, Van Gaal tha se Jasper Cillessen (NEC Nijmegen) “nuk është në formë” për Kupën e Botës. Kjo është arsyeja pse ai ka zgjedhur Andries Noppert (SC Heerenveen), pavarësisht se është një portier pa përvojë në Botëror.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Falimenton bursa e kriptomonedhave FTX, CEO Sam Bankman-Fried jep dorëheqjen

Story i radhës

Ulje temperaturash reshje shiu dhe borë, çfarë ndodh me motin në fundjavë

Të fundit nga

Shqipëria pranohet zyrtarisht në SEPA

Shqipëria pranohet në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA). Vendimi është marrë sot nga Këshilli Europian i Pagesave dhe është njoftuar në Bankën e Shqipërisë. Më datë 13 qershor të
ShkoLartë