Van Dijk pranë largimit nga Liverpooli

November 7, 2024
1 minut lexim

Është kthyer padyshim në një lëgjendë të klubit, mirëpo duket se ardhmja e qendërmbrojtësit holandez, Virgil van Dijk shihet larg “Anfield Road”.

“Tulipanit” i ka mbetur edhe një vit kontratë me “Të Kuqtë” e Liverpool, teksa pas barazimit në “Emirates”, ndaj “Topçinjve” të Arsenal është shprehur se gjithçka është e hapur për të ardhmen e tij dhe se aktualisht është i fokusuar vetëm te forma e tij fizik dhe mentale, ku deri më tani është një nga lojtarët më të Liverpool këtë sezon.

“Jam shumë i qetë. E kam thënë tashmë shumë herë. Le të shohim se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit.

Po e shijoj futbollin tim, ndihem shumë mirë fizikisht dhe mendërisht. Po kaloj një moment të mirë”,- u shpreh holandezi.

Ndërkaq, kujtojmë se Van Dijk u transferua te Liverpool, nga “Shenjtorët” e Southampton për shifrën e 85 milionë eurove, ku me fanellën e “Të Kuqve” ka zhvilluar në total 282 sfida, ku ka shënuar 25 gola e ka asistuar 12 të tjerë e sa i përket trofeve ka fituar plot 8 të tillë, ku padyshim më të rëndësishmit janë UEFA Champions League dhe Premier League..

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gomat e reja suedeze pa ajër: Premtojnë performancë revolucionare!

Story i radhës

Partneriteti Maqedonisë së Veriut me SHBA-të është i rëndësisë së veçantë!

Të fundit nga

​Gjendet fosili 50 000-vjeçar i një mamuthi

Në Rusi banorët kanë zbuluar një fosil rreth 50 000-vjeçar, i ruajtur shumë mirë, i një këlyshi mamuthi. Banorët e rajonit Yakutistan të Federatës Ruse, kanë zbuluar fosilin me peshë prej rreth

Dinamo City ekipi me sulmin më të mirë

Java e 19-të e “Abissnet Superiore” ishte e fundit për vitin 2024. Kampionatin e kryeson Dinamo City me 34 pikë dhe blutë janë ekipi me sulmin më të mirë deri në këtë
ShkoLartë