Liverpooli pësoi një tronditje të madhe në ndeshjen e parë kundër Real Madridit të zhvilluar në “Anfield Road”, e vlefshme për fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve.
“Të kuqtë” u mposhtën me rezultat 5-2 para tifozëve të tyre, edhe pse ishin duke avancuar me rezultat 2-0 pas 15 minutave të para të ndeshjes.
Rezultati kaq i thellë nga ndeshja e parë e bënë pothuajse të pamundur që Livepooli të kalojë në fazën tjetër, por kështu nuk mendon qendërmbrojtësi holandez Virgil Van Dijk, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë e përmbysjes së rezultatit në ndeshjen kthyese në “Santiago Bernabeu”.
Ai ka thënë se në futboll mrekullitë ndodhin dhe shpreson që një e tillë të ndodh në sfidën kthyese.
“Futbolli ka të bëjë me mrekullitë dhe shpresoj shumë që ne mund ta bëjmë një mrekulli në Madrid”, ka thënë Van Dijk.