E ardhmja e Virgil Van Dijk është më shumë se kurrë në udhëkryq.
Mbrojtësit i ka mbetur edhe një vit kontratë me Liverpoolin, teksa së fundmi shprehet se nuk e ka vendosur ende të ardhmen e tij duke vendosur në alarm “të kuqtë” që mund të humbasin kështu një nga lojtarët më të mirë në qarkullim sa i takon rolit të tij.
“Në këtë moment nuk kam as idenë më të vogël sa i takon të ardhmes sime.
Këtë verë do të marrë pak kohë për t’u menduar dhe do të vendos se si do të shkojë karriera në nivel klubesh, por edhe kombëtare.
Në sezonin që përfundoi ndodhën shumë gjëra, dhe tani dua vetëm të pushoj pak”, u shpreh Van Dijk.
Burimi: botasot.info