Valon Syla ka një koment për fotografinë e Hysen Durmishit me pëllumba në Milano

Analisti Valon Syla ka dhënë një koment për vizitën e zv.ministrit Hysen Durmishi në Milano, i cili përmes postimeve tregoi se po shijon liberalizimin e vizave.

Syla, Durmishin e ka quajtur zv.ministër të stikerave dhe “një romantik i lirisë me simbolikën e pëllumbave”.

“Qe një rast special nga Vetëvendosje.

Përpos që skanë tregu asgjë në Qeverisje  se lere mo diçka të veçantë… këta tregojnë se tek tash ia kanë fillu me përjetu jetën si Zv. Ministri i stikerave Hysen Durmishi, një romantik i lirisë me simbolikën e pëllumbave, bre dreqi ju hongt”, ka shkruar Syla në profilin e tij në Facebook.

Story i mëparshëm

Lideri i opozitës shqiptare Mexhiti: Dilni mbështetni Arben Taravarin, jo kandidatin e BDI-së

Story i radhës

Taravari thotë se zgjedhja e presidentit në Kuvend nuk do të jetë kusht për koalicion qeverisës

Të fundit nga