Valon Behrami thotë se vetëm Yakini nuk i mjafton Zvicrës

min lexim

Pozita e selektorit është problemi më i madh në përfaqësuesen e Zvicrës në futboll. Kështu të paktën ka vlerësuar Valon Behrami, ish-lojtari i rëndësishëm i përfaqësueses helvetike.

Murat Yakin është selektor i Zvicrës, ndërsa interesimi i federatës zvicerane është që ta mbaj atë. Por Yakini për asistent e ka Giorgio Continin. Dhe sipas Behramit, Contini bëri që telashet e mëdha që Zvicra i kishte në vjeshtë të kalohen.

“Në futboll, për fat të keq, është  e lehtë të harrohet, por për vlerësimin e përgjithshëm të Murat Yakinit duhet të merret për bazë edhe vjeshta. Ne përfundimisht kemi shumë telashe me ekipin nacional.

Është evidente që këto telashe janë zgjedhur në pranverë, duke iu falënderuar sidomos angazhimit të Giorgio Continit. Tani ka të bëj me paratë. Contini e di shumë mirë se ai bëri dallimin. Kështu që bashkëpunimi i mëtejmë me këtë dyshe mund të jetë shumë i shtrenjtë. Një zgjidhje vetëm me Murat Yakinin nuk është opsion për mua për shkak të paraqitjes në kualifikime”, ka shkruar Behrami në kolumnen e tij për “20 Minuten”.

“Mund të imagjinoj një zgjidhje vetëm me Giorgio Continin, të paktën nga aspekti i futbollit. Selektori duhet të jetë po ashtu personalitet i njohur, që plotëson kërkesat e tifozëve, mediave dhe sponsorëve.

Yakini e bënë këtë shumë kënaqshëm. Në përgjithësi, koha po shkon kundër federatës. Sa më shumë kohë që shkon për të gjetur zgjedhje, aq më e komplikuar do të bëhet”, ka shkruar Behrami.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Mot shumë i nxehtë edhe sot, kaq arrijnë temperaturat

Story i radhës

Njohja me Fred De Palma-n, një film me disa seri – Jori Delli tregon për herë të parë

Të fundit nga