Njëri nga tre kandidatët për kryetar të degës së BDI-së në Tetovë, Valmir Aziri është tërhequr nga gara.
Ai këtë e ka konfirmuar vetë përmes një postimi në rrjetet sociale.
Aziri ka thënë se tragjedia e demokracive moderne është se ende nuk ia kanë arritur ta realizojnë demokracinë!
Më poshtë keni postimin e plotë të Azirit:
Të nderuar anëtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim, kam punuar fort pa rreshtur për afro 3 muaj me çdo anëtarë të degës së Tetovës për të përcjellur dhe për të dëgjuar, opinionet, kritikat dhe sygjerimet se kah duhet të ec politika tetovare, dhe se nga duhet të orientojmë politikat tona si degë e Tetovës.
Kam takuar me dhjetëra e qindra aktivistit, intelektual, artist të rinjë dhe të reja dhe më besoni që opinionet e tyre, mendimet e tyre dhe botëkuptimet e tyre në të shumtën e rasteve janë më të thella dhe shumë më kuptimplota se broçkullat që dëgjojmë nalt e posht, nëpër zyrat partiake dhe televizionet tona.
Bashkimi Demokratik për Integrim, pas humbjeve në zgjedhjet lokale nisi zgjedhjet e brendshme në degët më të mëdhaja të saj dhe jo vetëm, pra nisi një process goxha të komplikuar, ku synohet një garë e brendshme demokratike, transparente e ku do të respektohet e inkorporohet për herë të parë modeli një anëtarë një votë, deri këtu jemi dhe mbetemi ok, pasi, garanca të forta dhe përkushtim personal ka ushtruar kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, për këto postulate!
Mirëpo une, gjatë gjithë kohës kam theksuar se tre kandidat janë shumë për këtë proces dhe se do të krijohet një huti tek anëtarët e nuk do të mund të shpjegojm drejtëdhe mirë programet dhe politikat tona dhe se do të krijohet një kakafoni zërash e idesh dhe se nuk do të mund të lexohen e kuptohen qartë synimet tona, andaj duke I qëndruar parimit tim besnik vendosa të tërhiqem nga gara për të parin e degës së Tetovës.
Të nderuar anëtarë dhe shumë të dashur bashkëpartiak, unë çdo here sfidat I kam shikuar drejt e në sy, nuk njifem si njeri që tërhiqem nga betejat dhe këtë e kam vërtetuar si ushtar I UÇk-së, në betejat politike 20 vjeçare si dhe në ato beteja institucionale e profesionale, çdo anëtari të degës së Tetovës i kërkoj falje me përulje, I kërkoj ndjesë Kryetarit z. Ali Ahmeti për këtë “dezertim”.
Por besoni, se tërhiqem nga kjo garë i pezmatuar, tërhiqem për të ruajtur dinjitetin tim, të shokëve, miqëve dhe të familjes time, do të ngelem besnik I parimve të mija, dhe Ju garantoj se do të vazhdojë beteja për ta rikthyer Tetovën aty ku e ka vendin, edhe një here vazhdojmë shumë më fuqishëm në misionin tonë për të bërë të qarta dallimet tona dhe vizionin tonë ndaj çdo kujt tjeter!
Ju falemenderoj që më mbështetët në këtë kampanjë, por tash gara jonë duhet të ndryshoj formën dhe mënyrën, andaj Ju ftoj publikisht që të punojmë shumë fort për ta realizuar atë.