Valeri komenton debatin Gloria-Çiljeta

Gjatë ditës së djeshme dy konkurrentet e “Ferma Vip”, Gloria dhe Çiljeta kanë patur një debat me njëra-tjetrën. Vajzat ditët e fundit kanë patur disa keqkuptime të cilat nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe nga fermerët e tjera.

Sot teksa po bisedonte me Florin në verandë, Valeri u shpreh se ka qenë mes dy zjarreve sepse të dyja i ka përzemër dhe nuk e di se kush ka faj në debatin mes tyre.

Megjithatë ai ka propozuar që Çiljeta të sheshojë mosmarrëveshjet meqenëse është më e madhe sesa Gloria në moshë.

Isha mes dy zjarreve kur i do shumë njerëz është e vështirë. Nisi diskutimi ose pakënaqësia dhe ato të dyja njihen jashtë dhe e duan njëra-tjetrën, dhe prandaj janë të lënduara. Të dyja janë karaktere të forta dhe nuk janë ulur ta diskutojnë. I takon më të madhes të ulet ta diskutojë dhe ia thashë”, tha Valeri.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Fullkrug e Rudiger përplasen me njëri – tjetrin

Story i radhës

Pse djersitni gjatë natës në gjumë? – Problemet shëndetësore që e shkaktojnë

Të fundit nga