Valencia ka shënuar fitore të thellë me rezultat 3:0 ndaj Betisit, në takimin e javës së 14-të të kampionatit spanjoll.
Duhet veçuar golin e minutës së 63-të, kur Andre Almeida (Valencia) nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra realizoi gol të bukur, portieri Silva e shikoi vetëm me sy.
Golat i realizuan Almeida (63’), Guillamon (81′ – nga penalltia) dhe Kluivert (90+3′).
Betis nag minuta e 61-të mbetet me një lojtar me pak, Gonzalez u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.
Betis është në vend të gjashtë me 24 pikë dhe Valencia e dhjeta me 19.