vale e re e te nxehtit ne rmv temperaturat deri ne 38c gjate javes 68740fc7c1b91

Valë e re e të nxehtit në RMV – Temperaturat deri në 38°C gjatë javës

July 13, 2025
1 minut lexim

Shkup, 13 korrik – Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka informuar se dita e sotme ishte me diell dhe shumë e nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale dhe erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.

Temperaturat maksimale ditore ka arritur deri në 38 gradë Celsius.

Edhe në Shkup kishte mot tropikal. DPHM njofton se moti i ngjashëm do të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme – nga e hëna, 14 korrik, deri të premten, 18 korrik .

Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale, dhe herë pas here do të fryjë erë më e fortë nga veriu dhe verilindja.

Vetëm të martën , më 15 korrik ka kushte për reshje të dobëta dhe të shkurtra lokale.

Temperaturat gjatë gjithë javës do të lëvizin në intervalin nga 31 deri në 38 gradë.

Në mëngjes, temperaturat do të jenë gjithashtu më të larta – në fillim të javës do të bien në intervalin nga 12 deri në 19 gradë, ndërsa më pas do të rriten dhe do të bien në intervalin nga 15 deri në 22 gradë.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

800 mije trupa tanke e helikoptere ne rruget e hamburgut 68740c7f91905
Lajmi i mëparshëm

800 mijë trupa, tanke e helikopterë në rrugët e Hamburgut

shkelqen kate middleton ne wimbledon 6874147771278
Lajmi i radhës

Shkëlqen Kate Middleton në Wimbledon

Të fundit nga

ShkoLartë