ministrja gervalla non grata ne shqiperi ja si pergjigjet ambasadori malaj 69bf996721bad

Ministrja Gërvalla non grata në Shqipëri? Ja si përgjigjet ambasadori Malaj

March 22, 2026
1 minut lexim

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka reaguar për një lajm të qarkulluar së fundmi se ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Donika Gërvalla është shpallur “non-grata” nga Shqipëria.

Malaj shprehet se Ambasada nuk e konfirmon këtë dhe nuk ka asnjë vendim ose udhëzim të tillë.

“Ambasada nuk konfirmon asgjë të tillë. Në media qarkullojnë shpesh hamendësime nga më të ndryshmet, të cilat ne nuk i komentojmë më tej.

Nuk ka asnjë vendim apo udhëzim të tillë. Marrëdhëniet tona me Kosovën dhe me qeverinë e saj janë të qarta, të forta dhe gjithëpërfshirëse, siç është theksuar së fundmi edhe nga Ministri Hoxha në bisedën e zhvilluar me Ministrin Konjufca”, shprehet Malaj.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjermania dhe aleatet kerkojne rihapjen e ngushtices se hormuzit 69bf974a1e3de
Lajmi i mëparshëm

Gjermania dhe aleatët kërkojnë rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

auv parandalon importin e rreth 50 toneve ushqim te pasigurt ne vend 69bfc04f2b07c
Lajmi i radhës

AUV parandalon importin e rreth 50 tonëve ushqim të pasigurt në vend

Të fundit nga

Moti për nesër në Maqedoni

Moti për nesër do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa lugina do të ketë dendësi të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
ShkoLartë