jemi vetem shoke selin futet ne mes te ciftit brikena mateo 69bf583ded274

“Jemi vetëm shokë”/ Selin futet në mes të çiftit Brikena-Mateo?

March 22, 2026
min lexim

Marrëdhënia mes Brikenës dhe Mateos duket se është vënë në lëvizje, shkak raporti i banorit me Selin.

Gjatë Prime-it të sotëm, Mateo ka sqaruar se i gjithë afrimiteti me Selin ka qenë shumë shoqëror, ndërsa nga ana tjetër edhe Selin ka sqaruar se nuk ka asgjë kundrejt tij.

Selin u shpreh se ka folur edhe me Brikenën për këtë raport, ndërsa Brikena u shpreh se nuk e ka parë me këtë sy raportin e tyre.

Rogert: Kur e kam shprehur këtë para një muaji, kam parë tipare të një mashkulli që Selin mund t’i pëlqejë. Brikena nuk e ka parë këtë gjë. Më duket se ka bërë një vesh shurdh dhe një sy qorr. Brikena humb publik kur bën skena si ajo mbrëmë dhe i jep mundësi këtij djali të afrohet me Selin. Selin njihet këtu për çfarë i do meshkujt.

Mateo: Ato janë muhabetet shoqërore. Unë kam qenë një nga ata djemtë që kam pasur marrëdhënie shoqërore me të gjitha vajzat. Thjesht marrëdhënie shoqërore. Unë me Selin kam vetëm marrëdhënie shoqërore. Edhe te debati me Selin, i thashë mos ka qenë kjo diçka tendencioze për të më futur në një trekëndësh bashkë me Mirin.

Nuk kam pasur dhe as nuk kam pëlqim. Edhe marrëdhënien me Gimbon e kam mbështetur gjithmonë. Unë kam bërë “luftën” e Selin këtu që ditën 1, kur ka pasur armiqësi me Mirin. Mua kjo më nxjerr në përfundimin që unë jam përdorur për marrëdhënien e saj me Mirin. Unë nuk kam bërë asnjë lloj provokimi me të, asnjë lloj pëlqimi.

Selin: Është shumë e shëmtuar që qasja ime këtu brenda me çdo djalë të shihet kështu. Kam qenë shumë e sinqertë me Mateon. Biseda e parë me Mateon ka qenë bisedë për raportin me një vajzë.

Sa për pjesën e treshes, unë kam thënë që ai e ka nisur lojën me Mirin, sepse historinë me Mirin e kam nisur unë në këtë Big Brother. I kam thënë dhe Brikenës, unë nuk kam asnjë pëlqim për Mateon.

Brikena: Këto ishin disa klipe para se ne të nisnim njohjen tonë, mua nuk më intereson, nuk e shoh që ai ka pëlqim për Selin. Nuk kam parë asnjë pëlqim ndaj Selin.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kryeparlamentari gashi merr pjese ne pritjen tradicionale bakllavaja e bajramit 69bf4fce98c65
Lajmi i mëparshëm

Kryeparlamentari Gashi merr pjesë në pritjen tradicionale “Bakllavaja e Bajramit”

keta jane dy banoret qe rogerti dergon ne televotim koke me koke per te marten 69bf90426056c
Lajmi i radhës

Këta janë dy banorët që Rogerti dërgon në televotim kokë më kokë për të martën

Të fundit nga

Zbulohet “laboratori” i drogës në Shkup

Gjatë ditës së djeshme, në territorin e Komunës së Aerodromit, policia ka privuar nga liria V.V. (50) nga Shkupi, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Policisë, gjatë bastisjeve në shtëpinë e tij, janë
ShkoLartë