vale e re e te nxehtit ne evrope zyrtarja e be se paralajmeron per me shume zjarre pyjore 6a672a701f321

Valë e re e të nxehtit në Evropë, zyrtarja e BE-së paralajmëron për më shumë zjarre pyjore

July 27, 2026
1 minut lexim

Një valë e re e të nxehtit pritet të përkeqësojë situatën e zjarreve në Evropë, ndërsa temperaturat në disa zona të Francës pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius gjatë kësaj jave.

Autoritetet franceze paralajmërojnë se kushtet e motit do ta vështirësojnë luftën me flakët pranë Bordeaux, ku zjarrfikësit po përpiqen të vënë nën kontroll zjarret masive.

Eric Brocardi, zëdhënës i Federatës Kombëtare të Zjarrfikësve të Francës, tha se për neutralizimin e plotë të zjarrit do të nevojiteshin reshje të dendura për disa ditë.

Ndërkohë, komisionerja e Bashkimit Evropian për Menaxhimin e Krizave, Hadja Lahbib, paralajmëroi se dëmet nga zjarret në Evropë mund të tejkalojnë rekordet e mëparshme. “Vitin e kaluar, një milion hektarë u dogjën gjatë verës dhe presim të përballemi me një tjetër rekord historik, pasi sezoni i zjarreve ka nisur më herët“, tha Lahbib.

Ajo shtoi se parashikimet për një tjetër valë të nxehti rrisin rrezikun për shpërthime të reja zjarresh në ditët dhe javët në vijim.

Evropa është përfshirë këtë verë nga zjarre të shumta pyjore, të nxitura nga temperaturat ekstreme, thatësira dhe erërat e forta, duke detyruar mijëra persona të largohen nga zonat e rrezikuara.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

spak zgjat me tre muaj te tjera afatet e hetimit per belinda ballukun 6a672a14ad8f1
Lajmi i mëparshëm

SPAK zgjat me tre muaj të tjera afatet e hetimit për Belinda Ballukun!

gemma atkinson shfaq barkun e tonifikuar gjate pushimeve familjare ne plazh 6a672b3f5b9b5
Lajmi i radhës

Gemma Atkinson shfaq barkun e tonifikuar gjatë pushimeve familjare në plazh

Të fundit nga

ShkoLartë